Zeolith Siegel
Globalium Zeolith

Klinoptilolith i aktivizuar - Produkt mjeksor
Globalium Zeolith

Informacione ne Shqip


Detoksifikim * Aplikim * Cilesia * Radikalet e lira * Antioksiduesit* Blej Online


 

Përkrahja e detoksifikimit
dhe lehtësimi i mëlçisë, i veshkave dhe i traktit Stomak e Zorre e trashe:
Produkti mjekesor Globalium Zeolith vepron si një sfungjer në traktin Stomak-e-Zorre-e-trashe. Ajo i kap e i lidh per vete metalet e rënda (plumb, arsenik, zhivë, kadmium, cezio, etj) dhe produktet e mbeturinave metabolike (p.sh. amoniumi). Këto substanca i nxjerr pastaj jashte ne rruge natyrore nëpërmjet sistemit të tretjes.
Kjo kontribon në lehtësimin e organeve të tilla si mëlçia, veshkat, zorrët dhe lëkura
dhe ne rritjen e mbrojtjen anti-oksidative si edhe per forcimin e sistemit imunitar.
Përveç kësaj çliron edhe receptorët (pikat e grumbullimit) në zorrën e vogël nga ndotesit dhe përmirëson thithjen e ushqyesve dhe elementëve te mineraleve ne ushqimin tone.

Forcimi i barrierës së murit të zorrëve
Dihet se streset e ndryshme, sidomos ato fizike e të përsëritura, mund të çojnë në një crregullim të funksionit të murit të zorrëve (Leaky-Gut-Sindrom). Në sindromën Leaky Gut, mukoza e zorrëve është jo-fiziologjikisht e përshkueshme.
Si rezultat, substancat e padëshiruara hyjnë në qarkullimin e gjakut.
Barriera e murit të zorrëve mbron trupin nga substanca të padëshiruara që ndodhen në mjedisin e zorrëve. Nëse kjo Barriere është e crregullue, ekziston rreziku që ndotësit te depërtojnë nëpër muret e zorrëve dhe te dëmtojnë organizmin.
Eshtë provuar se Globalium Zeolith e forcon funksionin fiziologjik të murit të zorrëve dhe me kere edhe murin mbrojtës të trupit kundër substancave të huaja.

 


Aplikimet e ndryshme te Produktit mjekesor

  • Mbrojtja e qelizave të trupit nepermjet lidhjes se radikaleve të lira
    Një sasi e tepruar e radikaleve të lira është një ngarkesë komplekse e matabolizmit te natyrshem. Pjesa me e madhe e radikaleve të lira formohen tashmë në aparatin tretes. Antioksidativet e marra si vitamina C, vitamina E, dhe Karotenoidet, etj, funksionojnë kryesisht në gjak ose në zonën e membranave qelizore.
    Globalium Zeolith - Produkt Mjekësor fillon me neutralizimin e radikaleve të lira pikerisht në aparatin e tretjes, perpara se ata te munden të shkaktojnë një reaksion zinxhir në nivelin qelizor.
  • Furnizim i trupit me minerale të rëndësishme
    Nepermjet Globalium Zeolith si Produkt Mjekësor jo vetëm qe lidhen, thithen dhe jashteqiten ndotësit e trupit, por anasjelltas furnizohet organizmi me minerale esenciale (të tilla si natyrore - dhe magnez - kalciumi). Ky proces zhvillohet nga kapaciteti i madh per te shkembyer jone te produktit mjekësor Globalium Zeolith.
  • Lehtesimi i mëlçisë, i veshkave dhe i traktit gastro-intestinal
    Globalium Zeolith produkt mjekësor vepron si një sfungjer në traktin gastrointestinal. Ai lidh radikalet e lira, metalet e rënda (plumbi, zhiva, kadmiumi, cezium, etj) dhe produktet e mbeturinave metabolike (p.sh. amoniaku). Këto substanca jashtëqiten natyrisht nëpërmjet sistemit të tretjes. E gjthe kjo kontribon qe organe te tilla si mëlçia, veshkat, zorrët dhe lëkura te clirohen, te lehtesohen.
  • Rregullim natyral i bilancit acid-bazë
  • Stabilizim dhe rritje në performancën personale

zeolith-medizinBlej Online


Cilësitë karakteristike
Globalium Zeolith është miratuar / lejuar si Produkt mjekësor / ilaç natyror.
Procesi i prodhimit behet në përputhje me Sistemet e certifikuara te Cilesise EN ISO 13485.

Lenda e pare
Zeoliti natyror (clinoptilolite)i Pastër, me një përqindje shumë të lartë të silikonit natyror. Ai ka një raport ideal të silikonit dhe oksid alumini
(SiO2: AlO2 = 4,9-6, 2: 1)
Lëndë e parë ka një madhësi te poreve prej 0,4 mikrometer. Prandaj nuk thithen e nuk jashteqitebn prej tyre mineralet esenciale dhe vitamina.

Qelq ngjyre vjollce i cilësise së lartë
Globalium Zeolith produkt mjekësor dorezohet i paketuar ne qelq vjollce, i cili e mbron nga rezatimet e drites. Në këtë kombinim ekuilibrohet / Kompensohet ballasti energjik i metaleve e rënda në trup pothuajse krejtësisht (98,55%). *
* Test jetesor dhe Studim i dates 12/2012 U. Arndt

Përbërësit
Globalium Zeolith Produkt mjekesor perbehet 100% prej Zeolitit natyror pa shtuar materiale mbushese.
• i pamodifikuem gjen • bimor • i palaktoze • i parrezatuem • halal (Hallal) • koscher (I lejuem)

Mikro-Aktivizimi PMA
Globalium Zeolith produkt mjekësore bazohet në një klinoptilolith natyror te modifikuar, nëpërmjet një metode unike (PMA mikro-aktivizimin).
Me anë të një përplasje te vetë-kontrolluar, jo vetëm qe grimcohen grimcat nën veprimin e një energjie të lartë kinetike, por edhe pësojnë një modifikim, i cili ka pe pasoje një sipërfaqe të madhe kontakti dhe nje ngarkesë negative. Kjo sjell një efekt më të mirë dhe më të mirë filter Inonentauscheffekt në krahasimin e dy për një material të patrajtuar.

Perdorim i thjeshtë
Rreth 30 minuta para çdo mengjezi, dreke, darke përziej ne pak ujë ose lëng nje
luge çaji Zeolith (rreth 3 g) dhe pije. Per te siguruar jashteqitjen e materialit qe lidhet
per Zeolith ju duhet të pini të paktën 1,5 litra ujë ose çaj në ditë.

Njësitë e paketuara në dispozicion:
Zeolith-i eshte i paketuar ne nje qelq ngjyre vjollce:
Pluhur 200 g: 10013765 / PZN (Numri ne indeksin e farmacive)

Qendrueshmeria: Se paku 2 vite.

Udhëzimet te sigurisë - marrja / aplikimi, ruajtja, informacioni shtesë.
Përveç kapsllëkut qe shfaqet rralle nuk njihen efekte te tjera anësore.
Vini re Kontraindickacionet absolute dhe relative para se me e marrë Globalium Zeolith-in. Ndaloje marrjen e tij nëqoftese vëren ndonjë efekt të papritur.

Kontraindikacionetabsolute: Para dhe pas transplantimeve.
Kontraindikacionet relative (vetëm pas konsultimit me një mjek): Kur njeriu merr Supressiva kundra Imunitetit dhe ilace per reumatizmin, gjatë kimoterapise dhe radioterapise, në prani të kapsllëkut, kur ka sëmundje ekzistuese ose terapi të ilaceve. Për përdorim për fëmijët dhe adoleshentët, si dhe për gratë shtatzëna dhe ato qe i japin femijeve gji.

Ne rekomandojmë nje inteval kohe prej nje ore mes marrjes se zeolithit dhe marrjes se ilaceve Globalium zeolitth duhet marrë ilaçeve, përveç nqs doktori e ka urdheruar ndryshe.

  • Bej nje një pushim 3-ditor pas 28 ditësh.
  • Marrja e zeolithit mund të vazhdohet për sa kohë që ke ngarkese fizike që përsëritet.
  • Mos e tejkaloni dozën ditore te rekomanduar pa u konsultuar me mjekun tuaj.
    Mos e thithni me hunde! (si burnot)
  • Mbani larg fëmijëve të moshës nën 6 vjeç.
  • Gjithmonë mbylleni enen e qelqit pas përdorimit. Ruajeni ne vend te pa lageshtire të dhe në temperaturë dhome. Mbrojeni nga rrezet direkte te diellit.
* * * * *

Oksiduesit / Radikalet e lira dhe pasojat e tyre
C‘janë Radikalet e lira / Oksiduesit?
Radikalet e lira janë atomet ose molekulat reaktiv me një ose më shumë elektrone te paciftezuara. Ato jane në gjendje të ndryshojnë ose të ndikojnë/pengojne pothuajse të gjitha komponimet endogjene / trupore. Kete e bën te mundur tendenca e elektroneve teke per të rrembyer elektrone nga komponeentet e tjera.

Oxidantien / Freie Radikale

Molekule e demtuar / (Radikalee lire) / Molekule e sulmuarl

Paraqitje grafike e proceseve oksiduese
Radikalet e lira të tërheqin / shkepusin nga strukturave të paprekura (në këtë rast një molekulë) vetem nje elektron. Molekulat ose atomet e sulmuara transformohen vete në radikale te lira. Pra zhvillohet keshtu një reaksion zinxhir transferimi i radikaleve te lira. (Grafike: www.airnergy.com)

Si formohen, nga rrjedhin radikalet e lira?
Formimi i radikaleve të lira i perket metabolizmit normal; Por megjithatë nje sasi e tepruar e radikaleve të lira shkakton nje stres oksidativ. Ky Stres promovohet, favorizohet / shkaktohet nga:

  • Marrja ne vetvete e ndotësve të mjedisit (ndotësit e ajrit, metalet e rënda, pesticidet)
  • Konsumimi i alkoolit, i duhanit dhe i ushqimit teper te yndyrshëm
  • Tendosje e madhe trupore dhe emocionale (ushtrime te ekzagjeruara, Shtres)
  • Marrja e ilaceve /medikamente të ndryshme (Antibiotikët, Preparate hormonesh Pilat, ilace qe te lirojne nga dhimbjet)
  • Rrezatimet ultraviolet dhe Ozoni
  • Kimi-terapia dhe radio-terapia

Çfarë shkaktojnë radikalet e lira?
Radikalte e lira jane gjithmone te pranishme ne trupin tone, ato i prodhon organizmi vete per te neutralizuar disa procese te tjera. Po radikalet e lira formohen edhe nga ndikime te jashtme, si psh nga ushqimet dhe nga ndikimi i sistemit ekologjik.

Organizmi i jone ka shume mekanizma ne dispozicion per t‘i neutralizuar keto radikale te lira. Po nqs nuk ia del ketij neutralizimi atehere zhvillohet nje reaksion zinxhir ne organizem. Molekulat dhe atomet e oksidueme shnderrohen vete nga mungesa e nje elektroni ne copeza agresive (ne radikale te lira)

Një mase e tepert e radikaleve të lira të çon në stres oksidativ dhe nepermjet proceseve te vazhdueshme te oksidimit mund te shkaktohet edhe demtimi i membranave qelizore të shëndetshme dhe i strukturave të tjera biologjike. Molekulat dhe atomet e oksiduara shnderrohen vete, per shkak te elektronit te shkeputur / te hequr / te larguar, në radikale te lira. Një reaksion zinxhir i rrezikshem, i cili sjell gjithmonë grimca të reja agresive, vihet në lëvizje. Ky Proces shkaterrues në nivelin qelizor kontribon ndjeshëm per problemet e mëposhtme shëndetësore:Acidifikim i tepruar, Dobesim i sistemit imun, Semundje te eneve te gjakut dhe pasojat e tyre (p.sh. sulmi në zemër, goditje në tru), Sëmundjet neurodegjenerative (sëmundja Alzheimer, sëmundje të Parkinsonit), Tumoret, Demtime te gjeneve / ë përshpejtuar.

• Acidifikim i tepruar
• Dobesim i sistemit imun
• Semundje te eneve te gjakut dhe pasojat e tyre
(p.sh. sulmi në zemër, goditje në tru)
• Sëmundjet neurodegjenerative (sëmundja Alzheimer, sëmundje të Parkinsonit)
• Tumoret ??
• Demtime te gjeneve / gjenetike
• Mplakje të përshpejtuar

* * * * *

Antioksiduesit / Gjuetaret e Radikaleve?
Si veprojnë gjuetaret e radikaleve?

Shpjeguar në menyre të thjeshtuar, nje antioksidues i lidh radikalet e lira potencialisht te rrezikshme dhe i nxjerr „jashtë shërbimit“. Një radikal i lidhur në këtë mënyrë nuk mund ta demtoje me gjatë organizmin! Ekziston nje shumëllojshmëri e mekanizmave (te vete trupit ose te ushqimit te shendetshem), po të gjithë kanë të njëjtat efekte pozitive në fund te fundit - substancat e
dëmshme „amortizohen“.
Sistemi mbrojtes i trupit tonë perballon vetëm një nivel „normal“ evolutiv të stresit oksidativ - por sot jemi ne të ekspozuar ndaj një ballasti te madh, i cili na shkakton një stres oksidativ, dhe keshtu Sistemi ynë është shpesh i mbingarkuar.
Sa kohë qe jane pranishem antioksidantë te mjaftueshem, radikalet e lira nuk paraqesin asnjë problem për trupit tonë. Por në qoftë se formohen shume radikale te lira dhe nuk largohen ose amortizohen, atehere ato shkaktojne dëm të përhershme te të gjitha strukturave biologjike. Prandaj është absolutisht e nevojshme për ta mbështetur e perkrahur trupin tone nepërmjet një shumëllojshmërie të masave pozitive.

Antiossidanti - Zeolite

Moleküle e demtuar ose Radikale e lire (majtas) - Antioksidues (djathtas)

Paraqitje grafike e proceseve antioksiduese

Antioksiduesit i kapin radikalet e lira dhe i neutralizojne ato, drejtpërdrejt, duke i dhënë atyre një elektron, por pa u bere vete radikal i lirë. Ndonjëherë ata edhe behen, por ky lloj radikali eshte i qëndrueshem dhe absolutisht i padëmshëm. (Grafike: www.airnergy.com)

 

 

GLOBALIUM ZEOLITH -
nje Antioksidues i fuqishem
& nje preparat mbrojtes i natyrshem i qelizave te trupit

zeolith-medizinBlej Online

GLOBALIUM ZEOLITH -
Informacion ne shqip ne nje flete virtuale / Pdf